Top Channel/ Papa: Si i shpëtova sulmit në Irak, u përfshi edhe një grua
17/12/2024 22:48

Papa Françesku ka thënë se i kishte shpëtuar një sulmi të dyfishtë vetëvrasës gjatë një vizite në Irak tre vjet më parë, pasi tentativat për vrasjen e tij u penguan nga inteligjenca britanike dhe policia irakiane. Françesku e bëri të ditur këtë në autobiografinë e tij të ardhshme, Spera (Shpreso), fragmente të së cilës u botuan në “Corriere della Sera” të martën, në ditëlindjen e 88-të të Papës. Ati i Shenjtë ka thënë se ai ishte këshilluar fuqimisht të mos bënte udhëtimin në Irak në mars të vitit 2021, i pari nga një papë atje, sepse pandemia me Covid ishte ende e përhapur teksa rreziqet e sigurisë ishin të larta, veçanërisht në Mosul, qytetin verior të shkatërruar nga militantët e Shtetit Islamik. Në rrëfimin e tij të ngjarjeve thuhet se inteligjenca britanike informoi policinë irakiane për bombat e planifikuara sapo Françesku mbërriti në Bagdad. Nga ana tjetër, policia irakiane informoi organin e sigurisë të Vatikanit. Papa ka përshkruar se si një nga sulmuesit vetëvrasës ishte një grua që po shkonte drejt Mosulit për të hedhur veten në erë gjatë vizitës së tij. Një kamion gjithashtu "ishte nisur me shpejtësi atje me të njëjtin qëllim", ka bërë të ditur ai. Mijëra të krishterë në veri të vendit u vranë nën sundimin e Shtetit Islamik midis viteve 2014 dhe 2017, dhe qindra mijëra të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre përballë dhunës dhe persekutimit. Gjatë vizitës, rreth 10,000 policë irakianë ishin vendosur për të mbrojtur Papën.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19