Zoti është paqe. Ai gjithmonë na udhëheq në rrugën e paqes, kurrë në atë të luftës. Le të angazhohemi edhe më shumë e të këmbëngulim në nevojën e zgjidhjes së konflikteve jo përmes armëve dhe kërcënimeve, por me të vetmin mjet të bekuar nga qielli dhe të denjë për njeriun: dialogun, takimet, negociatat që sjellin përparim, sidomos kur mbajmë parasysh fëmijët dhe brezat e ardhshëm.