Papa Françesku bëri sërish thirrje të dielën për “negociata të vërteta” në Ukrainë, gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit. “Është koha për bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme“, tha Ati i shenjtë . “Njëqind ditë pas fillimit të agresionit të armatosur kundër Ukrainës, makthi i luftës, që është mohimi i ëndrrës së Zotit, i ka rënë sërish njerëzimit: popuj në konflikt me njëri-tjetrin, njerëz që vrasin njëri-tjetrin, njerëz që dëbohen nga shtëpitë e tyre në vend që të afrohen.