“Një luftë absurde dhe mizore”; dy ditë përpara përvjetorit të parë të sulmi rus në Ukrainë, Papa Françesku bëri thirrje për fundin e menjëhershëm të konfliktit dhe për negociata. “Një përvjetor i trishtuar” e quajti ai 24 shkurtin, ndërsa kujtoi edhe një herë se me mendje e zemër është pranë popullit ukrainas, që po vuan pasojat e një pushtimi brutal.