Stokholmi u trondit këtë të premte nga një aksident i rëndë në një zonë e frekuentuar për baret dhe restorantet e saj. Një autobus me dy kate, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë funksionit dhe pa pasagjerë, u përplas me forcë mbi stacionin e autobusëve gjatë orës së pikut, duke lënë pas tre viktima dhe disa të plagosur. Sipas autoriteteve suedeze, shoferi i mjetit, i cili ishte i vetëm në autobus, dyshohet se ka pësuar humbje të vetëdijes për shkak të ndonjë sëmundjeje dhe ka humbur kontrollin e autobusit. Ai është arrestuar me akuzën e vrasjes së rëndë, ndërkohë që hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes. Policia ka bërë të ditur se në këtë fazë është përjashtuar çdo pistë terroriste. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se kanë dëgjuar një përplasje të fortë, ndërsa momente paniku janë krijuar për njerëzit që po prisnin autobusin.