Koreja e Veriut lëshoi këtë radhë një model të ri rakete balistike, që shkaktoi shqetësim si në Jugun fqinj, ashtu edhe në Japoni. Raketa fluturoi rreth 1.000 kilometra, njoftoi ushtria korerano-jugore e cila e përshkroi këtë veprim si një “provokim të madh”. Krerët e saj njoftuan se trupat janë vënë në gatishmëri të lartë, ndërsa Seuli po koordinohet ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që kanë “dënuar fuqishëm” atë që Shtëpia e Bardhë e konfirmoi si testimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi. Pamjet: AFP