Të paktën 30 persona u lënduan pasi avioni me të cilin fluturonin u godit nga turbulenca të forta. Boeingu 787-9 i kompanisë Air Europa po fluturonte nga Madridi për në kryeqytetin uruguaian, Montevideo, por fluturimi u devijua në aeroportin e Natalit në Brazil.