Top Channel/ Panamaja i përgjigjet Trumpit: “Kanali do të qëndrojë në duart tona”
08/01/2025 23:03

Panamaja këmbëngul se sovraniteti i saj mbi kanal është i “panegociueshëm” pasi presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, la të hapur opsionin e përdorimit të Ushtrisë për ta marrë kontrollin e kanalit. Trumpi e bëri deklaratën gjatë një konference për media të martën ku po ashtu deklaroi se Kanali i Panamasë menaxhohej nga ushtarë kinezë. Ministri i Punëve të Jashtme i Panamasë, Javier Martínez-Acha, u përgjigj duke thënë se “duart e vetme që janë duke menaxhuar kanalin, janë të popullit të Panamasë dhe do të vazhdojë të qëndrojë ashtu. Asnjë lloj oferte nuk është bërë dhe se sovraniteti i kanalit tonë nuk është i negociueshëm dhe se është pjesë e historisë së vuajtjes dhe një çështje e pakthyeshme”, deklaroi ai. Kanali i Panamasë ishte menaxhuar nga SHBA-ja për dekada, por në traktatin e nënshkruar nga presidenti amerikan, Jimmy Carter në vitin 1977 iu dorëzua Panamasë më 31 dhjetor të 1999-s. Ndërkaq, Antony Blinken, sekretari në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha se ideja e Donald Trumpit për marrjen nën kontroll të Groenlandës – ndoshta edhe me forca ushtarake “nuk është e mirë”. “Ideja e dhënë për Groenlandën është dukshëm jo e mirë, por më e rëndësishmja është se nuk do të ndodhë, prandaj ne nuk duhet të kalojmë shumë kohë duke folur për të. Ne jemi më të fortë, më efektivë dhe marrim rezultate më të mira kur punojmë afër me aleatët tanë, dhe jo duke bërë veprime që i largojnë ata”, tha Blinken gjatë një konference për shtyp në Paris.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52