Vjeshta shoqërohet edhe me shumë prodhime bujqësore vendase në treg për të cilat fermerët kanë punuar gjatë gjithë sezonit të verës. Në fshatin Dvoran në Korçë fermerët u bënë pjesë e Panairit të Vjeshtës duke ekspozuar larminë e prodhimeve të tyre ndërsa tregojnë se për ata që nuk u dëmtuan nga breshëri tregu nuk ka munguar dhe çmimet kanë qenë të favorshme. Mungesa e konkurrencës i ka favorizuar fermerët dhe ka bërë që prodhimet të shiten më shtrenjtë krahasuar me vitet e kaluara.