Fermerë nga e gjithë Shqipëria dhe biznese të ndryshme, prezantuan produktet e tyre të freskëta dhe autoktone, me vulën "Made in Albania". Në panairin “Tirana AgroFair”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky panair ka si synim kryesor promovimin e prodhimeve vendase dhe shërbimeve tradicionale shqiptare, duke inkurajuar qytetarët të zgjedhin dhe të mbështesin produktet lokale.