Pamje të tjera kanë dalë nga operacionet e kërkim shpëtimit në Gansu të Kinës, aty ku tërmeti i fuqishëm ka vrarë të paktën 118 persona deri më tani. Ushtarët që janë përfshirë në operacion, nxjerrin të moshuarit dhe fëmijët në Shijishan, në qarkun Linxia të Gansu’s – epiqendra e tërmetit.