Shqiptarët që protestuan pranë gjykatës së Hagës në mbrojtje të udhëheqësve të UÇK-së, iu drejtuan godinës për të vendosur aty pankartat me mesazhe për lirimin e ish luftëtarëve. Por, policia holandeze i bllokoi ata, duke moslejuar afrimin e tyre në institucionin e drejtësisë. Ndërkohë, sikurse duket në pamjet që sjell gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, policia ka ngritur edhe helikopter duke forcuar kontrollin dhe sigurinë në qytet.