Aeroportet angleze janë në kaos duke vënë në vështirësisë mijëra udhëtarë për shkak të arratisjes së një personi nga burgu. Daniel Abed Khalife, 21 vjeç një ish-ushtar britanik u arratis nga burgu një ditë më parë, ku po mbahej si i dyshuar për terrorizëm. Duke u kacavjerrë pas një furgoni ushqimesh, ai mundi të largohej nga burgu Wandsworth në Londër.