Peshkarexha në pronësi të dy vëllezërve shqiptarë nga Kavaja është ndaluar gjatë natës së kaluar me 25 mijë litra karburant kontrabandë. Policia ka publikuar pamjet brenda anijes ku u gjet nafta e sekuestruar, ndërsa pronarët Roland dhe Shpëtim Cani (vëllezër) janë arrestuar.