Disa pamje prekëse vijnë nga ekipi i Top Channel i cili ndodhet në Turqi në zonat e prekura nga tërmeti tragjik. Pamjet tregojnë njerëz të vdekur në anë të rrugës të mbuluar me batanije. Njerëz të shumtë ndodhen në rrënoja duke gërmuar në përpjekje për të gjetur të afërm të tyre apo edhe persona që mund t’i kenë mbijetuar tërmetit.