Ekipi i Top Channel i cili ndodhet prej dy ditësh në Turqi raportojnë pamje rrënqethëse në një ndër zonat e prekura të tërmetit, në Inskenderun, ku janë hapur kampe me vullnetarë nga e gjithë bota për të ofruar ushqim për banorët. Në pamjet e raportuara nga gazetari Artur Bibe dhe operatorët, tregohet një kamp i vogël ku ofrohet ushqim për të gjithë dhe banorët e prekur të zonës kanë mundësi të hanë një pjatë supë.