Këto pamje të përcjella nga gazetari Artur Bibe vijnë nga Antakya, një ndër qytetet më të prekura nga tërmeti në juglindje të Turqisë. Sikurse shihet nga pamjet, ekipet e kërkim shpëtimit punojnë pa pushim në këto orë kritike për të mbijetuarit të cilët kanë mbetur ende nën rrënoja prej më shumë se 100 orësh.