Numri i viktimave në Buffalo të Nju Jorkut është rritur në 28, me mijëra ende pa energji elektrike në mes të një stuhie monstër dimërore që ka goditur Amerikën e Veriut. Në të gjithë SHBA, të paktën 62 persona kanë humbur jetën deri më tani për shkak të motit të keq. Stuhia e dimrit ka detyruar gjithashtu anulimin e mijëra fluturimeve , duke përfshirë rreth 4,800 vetëm mëngjesin e së martës. Mijëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroportet në të gjithë vendin.