Një tjetër incident ajror trondit Shtetet e Bashkuara, ku është shënuar tashmë një seri shqetësuese episodesh të tilla kohët e fundit. Një avion i Delta Airlines, i nisur nga Minneapolis rrëshqiti gjatë uljes në pistën e aeroportit Pearson në Toronto të Kanadasë, e u përmbys. Autoritetet njoftuan se të 80 personat në bord- 76 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi, u arrit të evakuoheshin në kohë.