Top Channel/ Pakti ushtarak Shqipëri-Kosovë-Kroaci që trembi Serbinë!
19/03/2025 19:47

Më 18 mars, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia avancuan bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Palët nënshkruan deklaratën e përbashkët me anë të së cilës synohet të rritet ndërveprueshmëria mes ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, të luftohen kërcënimet hibride si dhe të koordinohen politikat për integrime euroatlantike. Njohësit thonë se një aleancë e tillë është thellim i bashkëpunimit që vjen për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe kërcënimeve ndaj demokracisë. “Këto aleanca ose marrëveshje në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë janë si reagim ose reflektim i ndryshimeve të mëdha gjeopolitike që po ndodhin në botë, i kërcënimeve në rritje që i kanosen shteteve dhe rajonit”-shprehet Skender Perteshi – ekspert i sigurisë. Si partnerë strategjikë të Kosovës, Kroacia dhe Shqipëria do të mund të ndihmonin në integrimin euroatlantik me theks të veçantë anëtarësimin në NATO. “Thellon bashkëpunimin në fushën e mbështetjen e njërës dhe tjetrit vend në procesin e integrimeve euroatlantike me theks të veçantë e mbështesin Kosovën në integrimet rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes dhe në NATO”. Sipas njohësve të sigurisë, një aleancë e tillë nuk paraqet kërcënim për asnjërin prej shteteve të rajonit. “Si marrëveshje ose aleancë joformale, nuk mendoj që është kërcënim për Serbinë, është më shumë një koordinim më i thellë ushtarak që i forcon vlerat perëndimore dhe të NATO-s”. Ndërkohë njohësit shtojnë se kjo deklaratë e nënshkruar mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk nënkupton reagim ushtarak në rast se ndonjëri prej vendeve ballafaqohet me sulm. “Si marrëveshje e tillë nuk i garanton njëra tjetrës që në rast të sulmit të këtyre tre vendeve njëra do të ndihmojë ushtarakisht ose do të intervenojë, por më shumë është një lloj garantimi që kjo deklaratë në çfarëdo situate të krizave që përballet njëra prej të tria shteteve mund të ketë një bashkëpunim ose mbështetje më të madhe”. Mes tjerash kjo deklaratë e nënshkruan synon po ashtu bashkëpunimin në prodhimtarinë e industrisë së mbrojtjes. Qeveria e Kosovës një javë më parë ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel/ Eliminimi i policit në Kosovë, në burg 6 të dyshuarit
22/04 20:10
Top News – S’ka Kuvend, por deputetët paguhen. Konsensus për pagat, jo për kryeparlamentarin
22/04 18:01
Top Channel/ Parlamenti dështon sërish, seanca e pestë të mërkurën
22/04 12:23
Top Channel/ 3 mijë shqiptarë konvertojnë fenë në kishën Katolike në Llapushnik
22/04 12:21
Top News- Kushtetuesja, zgjidhja e fundit/ Si mund të tejkalohet ngërçi në Kuvendin e Kosovës
22/04 12:11
Top News- Arrestohen tre persona/ Akuzohen për krime lufte në Prishtinë e Lipjan
22/04 11:57
Top Channel/ I mituri eliminon policin/ Kosovë, hetimi tregon se eliminimi u bë për shkak të detyrës
21/04 15:06
Top News- Policin e vr*u një i mitur / Atentati ndaj rreshterit në derë të shtëpisë
21/04 14:40
Top News- Sveçla për aksionin në Kaçanik/ ‘Zero tolerancë, familja e rreshterit meriton drejtësi’
21/04 14:05
Top News- Aksioni për vr*sjen e rreshterit/ Në pranga 7 persona, mes tyre një ish-anëtar i FSK
21/04 13:36
Top News-Zvarritja e krijimit të institucioneve/ Kosovë, vijon përpjekja e konstituimit të Kuvendit
21/04 11:15
Top News – Thirrje për paqe e pajtim…Festohen Pashkët në Kosovë, mesha e lutje
20/04 12:09
Top News- Pas betimit, jo më detyra qeveritare/ IDK: Ministrat të japin menjëherë dorëheqjet
19/04 20:45
Top Channel/ Kosova nuk zgjodhi dot kryeparlamentaren/ Betohen deputetët
19/04 20:16
Top Channel/ Kriza po merr zgjidhje! Kosovë, betohen deputetët e parlamentit
19/04 15:37
Top News – Prishet aleanca Limaj-Haradinaj. Kreu i AAK: Iku në mënyrën më të turpshme
19/04 15:06
Top Channel/ Kuvendi i Kosovës miraton raportin për verifikimin e mandateve, betohen deputetët
19/04 14:22
Top Channel/ Kosova e provon sërish, tentohet sot për herë të tretë që të mblidhet parlamenti i ri
19/04 12:50
Kosova në UDHËKRYQ/ Kurti ‘KUNDËR’ të gjithëve/ Zgjedhje të REJA, apo QEVERI me ‘paterica’?
19/04 12:14
Top Channel/ Qeveria në Kosovë, ekspertët: Pas betimit si deputetë, s`ka më funksione ekzekutive!
19/04 11:49
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta