Shkëlqim Tota, në fshatin Cerkezë Morinë të Zallherrit, në tokën e marë me qira nga shteti ka mbjellë 1200 rrënjë ullinj. Ai thotë se prej 11 vitesh i është përkushtuar punëve të bujqësisë, por sot është hera e para që do të aplikojë për të përfituar subvencion nga Skema Kombëtare. Edhe pse aplikimi mund të behët oline nëpërmjet një telefoni smart në portalin e-albania, ai preferoi të trokasë në derën e agro-pikës në Tiranë.