Paketa e re fiskale qëllim kryesor ka uljen e informalitetit. Në kushtet e krizës së çmimeve, dëmet që bëhen nga lëshimi i faturave pa TVSH është edhe më i lartë në buxhetin e shtetit. Kështu gjobat për bizneset e mëdha arrijnë deri në 1.5 milionë lekë(të reja). Rritje të gjobës ka edhe për bizneset që nuk deklarojnë pagat. Kjo sipas Tatimeve vjen pasi në vitin e kaluar u evidentua një numër i lartë shkelësish. Ekspertët shprehen se gjobat do të frikësojnë bizneset evazore.