Niveli i kredive me probleme ra në 4.04 %, duke treguar se bizneset dhe familjet po i shlyejnë detyrimet me më shumë lehtësi. Rritja e të ardhurave dhe punësimi më i qëndrueshëm kanë forcuar aftësinë paguese. Ndikim pati edhe ulja e normave të interesit disa muaj më parë duke ulur kostot e kredisë.