Një orë para fillimit të takimeve në kuadër të dialogut në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Kurti në këtë takim është i shoqëruar nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.