Demokratët trokën në gjykatën Kushtetuese për t’i kërkuar rrëzimin e marrëveshjes për Portin e Durrësit. Një ditë pasi mazhoranca me forcën e kartonave vendosi që Parlamenti të shqyrtojë më procedurë të përshpejtuar projektiligjin përmes së cilit qeveria i jep investitorit strategjik mbi 800 mije metër katrorë truall në zonën e portit disavjeçar të Durrësit, Partia Demokratike i kërkoi gjykatës kushtetuese të ndalë Ekzekutivin.