Top Channel/ “Paç fat Justin”, Trump ironizon kryeministrin kanadez: Nga biseda kuptova…
05/03/2025 21:26

Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar telefonatën me kryeministrin kanadez në platformën e tij “Truth Social”. “Justin Trudeau, nga Kanadaja, më telefonoi për të pyetur se çfarë mund të bëhet në lidhje me tarifat. I thashë se shumë njerëz kanë vdekur nga fentanili që erdhi përmes kufijve të Kanadasë dhe Meksikës, dhe asgjë nuk më ka bindur se ai e ka ndaluar. Ai tha se është bërë më mirë, por unë thashë: Jo mjaftueshëm" shkroi ai. “Telefonata përfundoi në një mënyrë “disi” miqësore! Ai nuk ishte në gjendje të më tregonte se kur do zhvillohen zgjedhjet kanadeze, gjë që më bëri kurioz të di se si dhe çfarë po ndodh këtu? Më pas kuptova se ai po përpiqej ta përdorë këtë çështje për të qëndruar në pushtet. Paç fat Justin!”, përfundoi Trump. Në një postim tjetër tre minuta më vonë, ai akuzoi "Guvernatorin Justin Trudeau të Kanadasë" për zbatimin e "Politikave të dobëta kufitare, të cilat lejuan sasi të jashtëzakonshme të fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm, të futeshin në Shtetet e Bashkuara". Përplasjet mes dy liderëve kanë qenë të shpeshta që kur Trump dha njoftimin se SHBA do taksonte me 25% çdo import nga fqinji dhe partneri i saj kryesor. Muajin e kaluar Trump dhe Trudeau patën një tjetër telefonatë që u mbyll me shtyrjen e hyrjes së fuqi të taksave për një muaj pasi kryeministri kanadez pranoi kërkesat e SHBA-së për të forcuar sigurinë në kufi që të zvogëlohej emigracioni i paligjshëm dhe futja e fentanilit . Ditën e djeshme presidenti amerikan tha se nuk kishte më vend për të negociuar për tarifat pasi Kanadaje nuk i kishte zbatuar kënaqshëm kërkesat e Trump.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39