Fillon takimi bilateral i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski. Takimi mbahet pas takimit multilateral në kuadër të procesit të Brdo Brijunit. Më herët, Presidenca e Kosovës njofton se pas sesionit të përbashkët me liderë të rajonit, Osmani do të mbajë fjalim, dhe më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.