Pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se edhe tre kryetarët e tjerë të zgjedhur duhet të betohen brenda afateve ligjore. Osmani theksoi se kryetarët e asaj pjese, duhet t’i bindin qytetarët në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, shumica serbe, se projektet do të jenë në të mirë të tyre. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.