Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut iu është drejtuar deputetëve të këtij vendi me një fjalë rasti. Nga foltorja e institucionit të rëndësishëm në Shkup, Osmani ka kërkuar më shumë investime në komunat me shumicë shqiptare si dhe përdorim më te gjerë të gjuhës shqipe.