Top Channel/ Osmani: Jemi të gatshëm të mbajmë zgjedhjet e reja në veri në përputhje me ligjin
02/06/2023 22:39

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tregoi se si presidenti Macron dhe kancelari Scholz, i kërkuarn Kosovës që të organizojë zgjedhje të reja në veri, për të cilat ajo shtoi se ato mund të mbahen. “Kishte disa kërkesa që presidenti Macron dhe kancelari Scholz kishin si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Nuk është se presidenti Vuçiç u përgjigj në asnjë nga ato pyetje që ata kishin për të. Ndërsa, ajo që ata kërkuan nga Kosova është që të gjejë një mënyrë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri, që do t'u jepte mundësinë qytetarëve serbë të marrin pjesë dhe kryetarët e komunave të zgjedhin me një legjitimitet më të madh. Dhe unë i informova se korniza jonë ligjore e lejon këtë mundësi dhe ne jemi të gatshëm ta konsiderojmë atë në përputhje me ligjin e Kosovës për zgjedhjet. Kjo do të thotë se qytetarët serbë, rreth 20% e tyre që janë në listat zgjedhore, mund të nënshkruajnë një peticion dhe përmes kësaj, ata mund të inicojnë procesin e zgjedhjeve të reja dhe ne jemi të gatshëm të zbatojmë ligjin. Është shumë e lehtë, është një proces shumë demokratik, ne i lejojmë qytetarët tanë të përcaktojnë se kur duan zgjedhje të reja dhe besoj se pa problem mund të ecim përpara me këtë, por duhet pjesëmarrje nga ana e tyre. Ata mund të zgjedhin kryetarin e komunës me një legjitimitet më të lartë, por duhet të marrin pjesë. Vuçiqit iu kërkua që të mos ndërhyjë, të mos u bëjë presion qytetarëve që të mos marrin pjesë. Nga ana e tij nuk ka pasur përgjigje”, tha ajo.

Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31
Top News – Gomerë në oborrin e Kuvendit, protesta simbolike në Kosovë
03/07 11:03
Top Channel/ Osmani “bind” Kurtin, kryeministri: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit!
02/07 14:52
Top News – ‘Diskutuam gjerë e gjatë…’. Kurti pas takimit me Osmanin për ngërçin e KuvenditNDIT
02/07 14:39
Top News- Mbyllja e USAID për Kosovën/ Ish-ambasadori: E ndihmuam të dalë nga spastrimi etnik
02/07 13:45
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani takohet me udhëheqësit e partive politike
02/07 12:49
Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04
Top News- Fondet e BE mbeten ‘pezull’/ Kos: Presim që të formohet qeveria e re në Kosovë
01/07 16:47
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Ura e re mbi Ibër, lidh dy pjesët e Mitrovicës. Reagon BE: S’jemi të përfshirë
01/07 12:52