Misioni vezhgues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE i përshëndeti zgjedhjet e mbajtura në Turqi të djelën, duke i cilësuar ato si “paqësore”. Kreu i tij, Jan Petersen, i cili qëndroi në këtë vend për 6 javë, e përgëzoi popullin turk për frymën e demokratike të treguar dhe pjesëmarrjen e lartë.