Liderët e BE-së janë mbledhur në Bruksel për samitin e fundit të bllokut këtë vit, dhe sytë janë kthyer të gjithë nga Viktor Orban. Arsyeja është se kryeministri hungarez u shndërrua si padashur në protagonistin kryesor të takimit me rezistencën e ashpër që i ka bërë celjes së bisedimeve të anëtarësimit të Ukrainës dhe kërkesën për të ndaluar cdo asistencë të mëtejshme financiare dhe ushtarake për të. Që të dyja këto vendime kërkojnë unanimitetin e qëndrimit të 27 vendeve anëtare, e për këtë arsye, preken nga vetot kombëtare.