Është shitur me cmimin rekord të 6.2 milionë dollarëve një orë dore, që dikur i përkiste të perandorit të fundit të Dinastisë kineze Qing. Ora Patek Philippe, që i përkiste perandorit Aisin-Gioro Puyi, u ble në ankandin e organizuar në Hong Kong nga një koleksionist aziatik. Jeta e perandorit Aisin-Gioro Puyi është pasqyruar në filmin e famshëm The Last Emperor, i cili ka fituar disa cmime Oskar.