Në Lezhë është mbajtur edicioni i 14-të i aktivitetit letrar “Ora e Muzës”, një ndër ngjarjet më të rëndësishme poetike në hapësirën mbarëshqiptare. Ky aktivitet ka tashmë një traditë të përvitshme që mbledh dhjetëra poetë nga të gjitha trevat shqiptare, duke e kthyer Lezhën në një qendër të fjalës artistike.