Top Channel/Ora 1.5 mln euro ‘nxjerr zbuluar’ Mozzikun, reperi i njohur arrestohet në Prishtinë
17/09/2025 21:05

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës, nga policia e Kosovës. Mozzik është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në ndalim për 24-orë. Reperi publikoi së fundmi në rrjetet sociale një orë të markës së njohur Richard Mille, të cilën e quajti dhuratë para ditëlindjes. Njëra nga orët ka një kornizë transparente prej safiri kristali dhe rrip të bardhë elegant, me një vlerë të konsiderueshme që kap rreth 1.5 milionë euro. Arrestimi i Mozzik u bë mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës, në kuadër të hetimeve për ligjshmërinë e prejardhjes së këtyre sendeve luksoze. Gramoz Aliu, i njohur nga publiku si Mozzik, është një nga artistët më të suksesshëm dhe më të ndikueshëm të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 29 shtator 1995 në Ferizaj, Kosovë, ai filloi karrierën e tij muzikore që në adoleshencë, duke u dalluar për stilin e tij të drejtpërdrejtë, tekstet personale dhe energjinë karakteristike në skenë. Mozzik u bë i njohur fillimisht me projektet e publikuara në label-in On Records, duke kapur vëmendjen e publikut shqiptar me këngë që u bënë hite. Por ajo që e veçoi në treg ishte depërtimi i tij në tregun gjerman, falë bashkëpunimeve të fuqishme dhe lidhjes së tij personale e profesionale me këngëtaren Loredana Zefi. ________________________________________ Me stilin e tij unik ku ndërthur rap-in, trap-in, dhe elementë të muzikës moderne urbane, Mozzik arriti të krijojë një identitet të fuqishëm artistik jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në skenën muzikore europiane, veçanërisht në Gjermani, Zvicër dhe Austri. Albumet si “Mozzart”, “Lamboziki” dhe më i fundit “Mërgimstar” (2024) kanë pasur sukses të madh, duke u renditur në top-lista dhe duke i sjellë artistit miliona dëgjime në platformat digjitale.

Top Channel/ “Pse më akuzon që kam ndjenja për ty”/ Selin përplaset me Mirin: Nuk e besoja, por…
09/03 22:41
Top News – Sulmohet me armë shtëpia e Rihanna-s. Këngëtarja ndodhej në banesë, autorja një grua
09/03 09:51
Top News – Dasmë në “BBVA”, martohen Gimbo dhe Selin, Rogerti rrëzon tortën.
06/03 09:39
Top News – Ndodhi! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthjen e parë
05/03 09:47
Top Channel/ Kjo nuk pritej! Rogerti bënë deklaratën e papritur: Miri dhe Selin…
04/03 22:02
Top Channel/ “Prapë me akuza ti, nuk zë mend”, vazhdojnë debatet e ashpra mes Rogertit dhe Selin
04/03 19:13
Top Channel/ Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
27/02 22:31
Top Channel/ “A ndjen dhe ti të njëjtën gjë për mua??” Selin dhe Gimbo darkë romantike, çfarë ndodhi
27/02 22:29
Top Channel/ “E ke figurën atërore të dështuar”, Rogerti përplaset me Selinën dhe Arditin: Ejani…
27/02 21:39
Top Channel/ Miri bën deklaratën e fortë në Big Brother: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua?
26/02 22:28
Top Channel/ Zarf i zi në shtëpi, anulohet televotimi aktual, çfarë do të ndodhë…
26/02 22:27
Top Channel/ “Shih punët e tua”, Stenaldo debaton me Mirin: Je shoqëria e incestit, turp të të vijë
25/02 15:35
Top Channel/ “Je i pasigurt”, Selin dhe Gimbo ende të dyjëzuar: Në krevat me Mirin…
24/02 15:46
Top Channel/ Nuk flet me vëllanë, Rogerti: U prishëm për prona, s’më interesonte nëse kishte vdekur
23/02 21:43
Top News – Shuhet aktori i ‘Grey’s Anatomy’ / Ndahet nga jeta Eric Dane në moshën 53 vjeçare
20/02 11:52
Top News – Zarf i zi në shtëpi/ Kristi Lamaj përjashtohet nga gara e “BBVA 5”
20/02 10:41
Top Channel/ Kristi Lamaj përjashtohet përfundimisht nga Big Brother me zarf të zi, çfarë ndodhi
20/02 10:01
Top Channel/ Mateo debaton ashpër me Mirin: I fëlliqur, po bën çdo gjë për mbijetesë
19/02 19:37
Top Channel/ “O Zot ma ruaj djalin”,Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin: Kërkoj falje për…
18/02 22:45
Top Channel/ “Njeri i pisët dhe i fëlliqur”, Mateo debaton me Rogertin: A je budalla apo bën vetë
18/02 20:45
DIGITALB DIGITALB