Ende pa një emër. Partia Demokratike vazhdon kërkimet për kandidatin e duhur të opozitës për të garuar me socialisten Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës. Konsultimin e vijoi këtë të dielë më Partinë e Lirisë, ku takimi sërish u përqëndrua te cilësitë e kryebashkiakut të ri dhe jo emri. Flamur Noka: “Kandidat ka me shumicë, por ne duam një figurë gjithpërfshirëse në një proces konsultativ jo thjesht emërim si PS”.