Mosprania e kryeministrit Edi Rama ka sjellë tensione të larta edhe këtë seancë plenare, ku grupimi i Berishës bllokoi foltoren për rreth një orë. Grupimi Berisha kërkoi ndryshimin e rendit të ditës në mënyrë që mocioni me debat për çështjen McGonigal të zhvillohej pa limit kohor dhe të flisnin të gjithë deputetët. Por kjo kërkesë nuk mori votat e nevojshme dhe u rrëzua.