Kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi, në një deklaratë për media pas dështimit të komisionit është shprehur se do të dorëzojnë në SPAK kallëzim të ri “ku do jetë e analizuar në detaj skema financiare e zhdukjes të qindra milion eurove”. Në fjalën e saj, Vokshi paralajmëroi se ka mjaftueshëm fakte dhe prova për Vilma Nushin.