Arrestimi i ish shefit të FBI për kundrazbulimin, pak ditë më parë i dha zë në Tiranë akuzave të opozitës të cilat janë drejtuar kryeministrit Edi Rama. E gjithë retorika e opozitës qartazi ishte në këtë drejtim, si nga dy fraksionet e partisë demokratike ashtu edhe nga Partia e Lirisë së Ilir Metës. Ky reagim ndaj një personi të vetëm është në kontrast me mungesën e reagimit të opozitës për çështje me ndjeshmëri shumë të lartë sociale.