566 persona kanë rënë në pranga në një operacion të shtrirë në 26 vende të Europës përfshi edhe Shqipërinë. Numri më i madh i të arrestuarve është për trafikim personash pasuar nga ata të arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Policitë e vendeve që morën pjesë në operacion sekuestruan 1 ton drogë ku dominon kokaina.