Një operacion i madh policor po zhvillohet në Elbasan. Dhjetëra efektivë RENEA dhe polici janë të përfshirë në operacionin, i cili nga burime jozyrtare thuhet se ka si objektiv trafikantet e drogës dhe grupet kriminale. Deri tani dyshohet gjithashtu se janë shoqëruar në Komisariat rreth 50 persona. Ende nuk dihen detajet e të ndaluarve.