Kryeministri Edi Rama nga konferenca në Beograd i pyetur nëse nisma Open Balkan rrezikon të kthehet në nismë të cunguar të vetëm 3 vendeve që janë pjesëmarrëse aktualisht , tha se kjo është nismë e hapur dhe ka vend për të gjithë. Rama tha se i ka dëgjuar arsyet e Kosovës , Bosnjes etj se pse nuk duan të hyjnë , por ai tha se ato janë arsye të mos arsyes. Ai tha se asnjë nuk duhet të habitet kur shumë shpejt , më parë se qeveritë , të jenë bizneset ato që do të duan të jenë pjesë e kësaj nisme.