Në samitin e Beogradit të “Open Balkan”, janë firmosur pesë marrëveshje dhe memorandume. Njëra ka të bëjë me sigurinë ushqimore në rajon, një plan veprimi për emergjencat civile dhe dy memorandume bashkëpunimi, i pari për minierat dhe energjinë dhe memorandumi i dytë ka të bëjë me prodhimin artistik dhe kinematografinë.