Pacienti “zero” i varianti të ri Omicron të koronavirusit në Greqi është zbuluar në qytetin Hania të Kretës. Bëhet fjalë për një qytetar grek që ka mbërritur nga Johanesburgu i Afrikës së Jugut në fillim në aeroportin e Athinës e më pas në atë të Haniasë në Kretë në 26 nëntor për të kaluar festat me prindërit.