Peshngritja është një ndër sportet shqiptare të traditës dhe pjesëmarëse si protagonist në cdo aktivitet ndërkombëtarë nga Ballkaniadat, Kampionatet Europiane, Botërore dhe deri në Olimpiadatë. Por në këtë olimpiadë, Paris 2024, nuk do të ketë asnjë peshngritës shqiptarë pjesëmarrës, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja dy sportistët më të suksesshëm të dekadave të fundit, kampiona bote dhe Europe, nuk ja dolën të merrnin pjesë në aktivitetin e fundit madhor të sportit për ta. Në një reagim për Top Channel presidenti Elez Gjoza është i pari që reagon.