Top Channel/ OKB, Xhaçka pritet nga Sekretari i Përgjithshëm: Shqipëria, kontribut për zgjidhjet
08/06/2021 19:41

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është pritur në një takim te veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres. Kandidatura e Shqipërisë për një vend anëtar jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kontributi i vendit tonë në misionet paqeruajtëse të OKB, kanë qenë temat kryesore të takimit, zhvilluar në selinë qendrore të Kombeve të Bashkuara në New York. Z. Guterres ka vlerësuar respektimin dhe zbatimin e Rezolutës 1325 si dhe rolin dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në të gjitha misionet e OKB, siç është ai në Sudanin e Jugut, ku vendi ynë prej dy vitesh po kontribuon përmes Forcave të Armatosura. Ministrja Xhaçka ka konfirmuar se angazhimi i Shqipërisë do të vijojë e do të shtrihet edhe në nivele e fusha të tjera nën ombrellën e OKB-së. Ajo i ka paraqitur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, prioritetet e Shqipërisë në tryezën më të lartë vendim-marrëse politike në botë, ku vendi ynë pritet të ulet në Janar 2022, pas votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB këtë të premte. “Do të punojmë ngushtë sëbashku për të çuar më tej prioritetet tona të përbashkëta. Urimet më të mira për Sekretarin e Përgjithshëm në rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë”, tha ministrja Xhaçka pas takimit. Më 11 qershor, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB do të votohet për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm: Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara. Shqipëria shkon në këtë votim si kandidaturë konsensuale e grupit të vendeve të Evropës Lindore. Gjatë ditëve të qëndrimit në New York, ministrja Xhaçka ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë diplomatikë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, ku ka prezantuar prioritetet e Shqipërisë për periudhën 2022 – 2023: – – Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme, me theks të posaçëm tek përdorimi i dhunës seksuale si mjet dhe taktikë lufte – – Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar. – – Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm – – Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale. – – Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.

Top Channel/ Përplasen “kokë më kokë” dy mjete në Fier, plagosen shoferët dhe pasagjerët
31/03 22:49
Top News- Pesë të plagosur në aksident, përplasen makinat në aksin Fier-Patos
31/03 22:48
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë pranë autostradës Fier–Vlorë
31/03 22:47
Top News- Hakerat iranianë sulm drejtësisë/ Reagojnë institucionet: Nuk ka pasur hakerim
31/03 22:30
Top News- Redjan Rraja në burg përjetë/ Atentati në Shkozet, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
31/03 22:02
Top Channel/ Olimpiada e Ekonomiksit në UET, Shqipëria me 5 përfaqësues në Athinë
31/03 19:59
Top Channel/ Skema e për fermerët, hiqet subvencioni për naftën në një vit krize
31/03 19:45
Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41