Top Channel/ OKB kundër Trump, Guterres: Thellësisht i shqetësuar! Waltz: S’po pushtojmë Venezuelën
05/01/2026 19:34

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu shqetësime në lidhje me një intensifikim të mundshëm të paqëndrueshmërisë në Venezuelë pas kapjes së presidentit të vendit Nicolas Maduro, nga SHBA-të. Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh u mblodh në selinë e OKB-së në Nju Jork vetëm disa orë para se Maduro të paraqitej në gjykatën federale të Manhattanit për akuza për drogë, përfshirë konspiracion dhe narko-terrorizëm, ndërsa ai vetë ka mohuar çdo përfshirje kriminale. Guterres u bëri thirrje të gjithë aktorëve venezuelianë të angazhohen në një dialog gjithëpërfshirës dhe demokratik. “Unë mirëpres dhe jam i gatshëm të mbështes të gjitha përpjekjet që synojnë të ndihmojnë venezuelianët në gjetjen e një rruge paqësore përpara”, tha ai. Sipas mediave, ai gjithashtu shprehu shqetësim se operacioni amerikan për të kapur Maduron në Karakas të shtunën nuk respektoi rregullat e së drejtës ndërkombëtare. “Jam thellësisht i shqetësuar për intensifikimin e mundshëm të paqëndrueshmërisë në vend, ndikimin e mundshëm në rajon dhe precedentin që kjo mund të krijojë për mënyrën se si zhvillohen marrëdhëniet midis shteteve”, tha Guterres në një deklaratë të dorëzuar në këshill nga shefja e çështjeve politike të OKB-së, Rosemary DiCarlo. Kolumbia, e cila kërkoi takimin e së hënës, e dënoi operacionin e SHBA-së si një shkelje të qartë të sovranitetit, pavarësisë politike dhe integritetit territorial të Venezuelës. Ekspertët ligjorë kanë thënë se operacioni amerikan ishte i paligjshëm sepse nuk kishte autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk kishte pëlqimin e Venezuelës dhe nuk përbënte vetëmbrojtje kundër një sulmi të armatosur. Por Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbahen përgjegjëse për ndonjë shkelje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i cili është i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë vetoje së bashku me Rusinë, Kinën, Britaninë dhe Francën mund të bllokojnë çdo veprim. Karta themeluese e OKB-së thotë se anëtarët “duhet të përmbahen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti”. Aktualisht, Kombet e Bashkuara kanë 193 anëtarë. Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, të dielën citoi Nenin 51 të Kartës së OKB-së, i cili thotë se asgjë “nuk duhet të cenojë të drejtën e lindur të vetëmbrojtjes individuale ose kolektive nëse ndodh një sulm i armatosur kundër një anëtari të Kombeve të Bashkuara”. Trump ka kërcënuar me një tjetër sulm nëse Venezuela nuk bashkëpunon me hapjen e industrisë së saj të naftës dhe ndalimin e rrjedhës së drogës. Trump kërcënoi gjithashtu Kolumbinë dhe Meksikën, dhe tha se qeveria komuniste e Kubës “duket sikur është gati të bjerë”.

Top News – Pakistani ‘shpëtoi’ dy zyrtarë iranianë / Izraeli i hoqi nga ‘lista e zezë’
26/03 11:14
Top News – ‘Pse dreqin duhet ta bëj këtë…’ / Trump i tërbuar me Netanyahun, kundërshti për luftën
26/03 11:12
Top News – Dronë e shpërthime mbi portin mbi Danub / Ndizet lufta Rusi-Ukrainë, rafineria në flakë
26/03 11:11
Top News – Irani po shqyrton planin e SHBA-së / Por jo bisedime…deklarata kontradiktore nga palët
26/03 11:09
Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14