OKB jep alarmin dhe kërkon bashkëpunim ndërkombëtar: Rrjete të gjëra kriminale, thonë Kombet e Bashkuara, kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit në Azi dhe tani po i zgjerojnë operacionet e tyre në Europë, Afrikë, Amerikën e Jugut e më tej. Në raport, nënvizohet se masat zyrtare që po ndërmarrin vendet e ndryshme nëAzinë Juglindore nuk po arrijnë t'i frenojë këto organizata kriminale.