Liqeni i Ohrit kërcënohet të hyjë në listën e rrezikut nga UNESCO. Ndotja nga ujërat e zeza dhe mbetjet minerare, ndërtimet e paligjshme në zonën e mbrojtur, prurjet e pakontrolluar të lumenjve e një sërë faktorësh të tjerë rrezikojnë seriozisht të ardhmen e këtij aseti kombëtar. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të dorëzojnë planin e përbashkët strategjik për rimëkëmbjen e liqenit të Ohrit. Në bazë të raportit që do të dorëzojnë të dy vendet varet fati i liqenit.