Një ditë e kobshme kjo e premte për familjen e Besart Kelemendit, ose Gjestit siç njihet nga publiku. Vëllai i tij i mitur, Eldioni, ka ndërruar jetë në aksident sot në Pejë, ndërsa ka qenë duke drejtuar një motomjet, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe shoku i tij, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve të para nga policia e Kosovës, dyshohet se i mituri është përplasur nga një automjet, por nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur përplasja. Top Channel disponon pamje nga vendi i ngjarjes, por për arsye etike nuk do të behën publike. Dramatik është momenti kur Gjesti, shkon në vendngjarje dhe mëson lajmin e kobshëm.